Troshupa: Tri spektakle të turpshme dje i pasqyruam para Botës

PUBLIKUAR

Nga Ymer Troshupa:

1-U arrestuan, duke i refuzuar dhe kontestuar ftesat që burojnë nga një Gjykatë që e kemi formuar dhe merituar vet. Të arresturit që deri dje u vetvlerësuan më shumë se të rënët për këtë pak Liri që e kemi, ata dje edhe njëherë dëshmuen se të rënët janë statistika, e të gjallët janë atribut. 2-Qasja para mediave dhe refuzimi i arrestimit nga zyrtarë të Eulex-it, pasqyroj dhe reflektoj arrogancën dhe arbitraritetin e kokave që përfaqësojnë ushtarët e mjerë, e ndoshta edhe më tej e bënë të besueshëm/dyshimtë edhe sjelljen dhe komandën e tyre kur ishin edhe me uniformë e armë. 3-Prononcimi publik i Nasim Haradinaj, me një zhargon të fjalëve të nivelit më të ulët, qasja me motive dhe emocione personale e tij duke u munduar personalitetin e tij të e përgjithësoj me interesin shoqëror, e dëshmon edhe një herë fjalën e popullit: “Për një plesht me kallë jorganin” Aktualisht jemi në fazen kur Individi tentoj të e rrëmbej suksesin, e shoqëria të i bartë pasojat Sot jemi në flugun e madh të emocioneve pro dhe contra, nga njëra anë ndjejmë dhimbje për kontributin dhe luftën e drejtë që e kishim i tërë populli, dhe nga njëra anë padrejtësisht tentohet dhe proklamohet që identiteti i ynë të rrëmbehet dhe personifikohet nga disa individ. “Koha do t’a thotë të vërtetën por jo me kohë” andaj për neve mbetet të shohim me gjakftohësi ecurinë e procesit e mbi të gjitha të dëshmojmë se Populli që bëri sakrificë për çlirim, të e dëshmojmë edhe në këtë proces se e kemi merituar një gjë të tillë. Bota është krijuar për të gjithë, por mjerisht disa kanë hapësirë më shumë.

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...