Nisma e shqetësuar për incidentin në Pejë, ku u lënduan nxënësit

PUBLIKUAR

Me rastin e aksidentit të shperthimit të sistemit të ngrohjes në shkollën fillore “Dardania” në Pejë, dega e NISMA-s në Pejë shprehë shqetësim të thellë për rastin dhe lëndimin e nxenësve të kësaj shkolle dhe rrezikun fatal qe ka mundur të sjellë pasoja edhe më tragjike.

“Me gjithë shqetësimin, shprehim indinjatë të thellë për mungesen e sigurisë në shkolla të fëmijëve tonë, mungesen e kualitetit të punëve dhe kërkojmë nga institucionet përkatëse që sa ma shpejtë të zbardhet shkaku dhe rrethanat qe çuan deri tek ky aksident”, thuhet në komunikatën e degës së Nismës në Pejë.

“Të gjithë ata që po luajnë tashmë edhe me jeten dhe fatin e fëmijëve tonë, të japin përgjegjësi ligjore dhe para së gjithash atë morale, nëse sadopak iu ka mbetur!”, thuhet nreagimin e Nismës në Pejë, e cila iu uron fëmijëve të aksidentuar shërim sa me të shpejtë.

Nisma pa ashtu fton përgjegjësit të jenë me të kujdesshëm në dhënien e detyrave atyre që po i besojnë sigurinë e jetës së fëmijëve, ardhmërisë sonë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

KMDLNj: Punëtorët pa mbrojtje, mungesa e masave mbrojtëse po vazhdon të marrë jetë

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut (KMDLNj) ka ngritur...

Parlamenti Evropian i bën thirrje Kosovës për reforma dhe institucione funksionale

Parlamenti Evropian ka kërkuar nga Kosova që të përshpejtojë reformat që lidhen me integrimin...

Vdekja e të riut në kantierin e ndërtimit në Prishtinë, Inspektorati sqaron kompetencat dhe paralajmëron masa ligjore

Inspektorati Qendror i Punës ka reaguar pas aksidentit të rëndë në një kantier ndërtimi...