Ismaili i thotë Grabovcit: Më qyqarë janë rrenacakët dhe vrasësit

PUBLIKUAR

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fisnik Ismaili ka reaguar pas deklaratës së Shefit të Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, ku ky i fundit i quajti aktivistes e LVV-së ‘qyqarë’.

Ismaili, në një prononcim për “zeri.info”, thotë se më qyqarë janë ata që kanë vjedhur dhe vra popullin e Republikës së Kosovës. Ndërsa gjuajta me vezë, sipas deputetit Ismaili, nuk është ndonjë gjest i rëndë.

“Nuk ka akt më qyqar sesa me e rrejtë, vjedhë, skamnue, copëtue edhe vra popullin tand, e kjo qeveri, e udhëhequn prej PDK dhe LDK, po tregohet qyqare prej pasluftës. Për dallim prej tyre, hedhja me vezë mundet me u quejtë veç gjest fisnik, i cili po tregohet si zëri i ngritun, që më në fund po vepron me e ndalue këtë tirani moderne që e kanë krijue këta diktatorë”, ka thënë ai.

Ndryshe, Partia Demokratike e Kosovës ka reaguar ndaj sulmit me vezë që i është bërë zyrtarit të partisë së saj, njëherësh ministrit të Drejtësisë, Hajredin Kuçi, nga aktivistët e Lëvizjes “Vetëvendosje”.

Grabovci, në një prononcim për “Zëri.info” ka thënë se sulmi ndaj Kuqit ka qenë veprim i ligë dhe i turpshëm. Grabovci ka thënë se ata që kryejnë akte të tilla janë qyqarë dhe të mjerë.

“Është një veprim shumë i ligë dhe i turpshëm. Ata që kryejnë akte të tilla janë më tepër se qyqarë e të mjerë si dhe thjesht lëndojnë dhe dëmtojnë zhvillimin e demokracisë në vend”, është shprehur ai.

SHIKO MË SHUMË

Parlamenti Evropian i bën thirrje Kosovës për reforma dhe institucione funksionale

Parlamenti Evropian ka kërkuar nga Kosova që të përshpejtojë reformat që lidhen me integrimin...

Vdekja e të riut në kantierin e ndërtimit në Prishtinë, Inspektorati sqaron kompetencat dhe paralajmëron masa ligjore

Inspektorati Qendror i Punës ka reaguar pas aksidentit të rëndë në një kantier ndërtimi...

Raporti për krimet e luftës, Kurti: Ky raport është dëshmi institucionale e çmimit të shtrenjtë të lirisë që e gëzojmë

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në promovimin e...