Lumezi: Mos na detyroni t’ju arrestojmë

PUBLIKUAR

Kryeprokurori i Kosovës, Aleksandër Lumezi, ka kërkuar nga deputetët e Kuvendit të Kosovës që kanë hedhur gaz lotsjellës gjatë seancave plenare, që të paraqiten për t’u marrë në pyetje në Prokurori, në të kundërtën, siç tha ai, do të zbatohen dispozitat ligjore që çojnë në arrestimin tyre.

Në një bisedë për “Zërin” kryeprokurori i Shtetit, ka thënë se Prokuroria Themelore në Prishtinë nuk i ka ftuar deputetët për t’i arrestuar, por vetëm për ta dhënë versionin e tyre në lidhje me ngjarjet e javëve të fundit në Kuvendin e Kosovës. Lumezi këtë apel e ka bërë në drejtim të tre deputetëve të Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti, Faton Topalli e Albulena Haxhiu, si dhe ndaj shefes së Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Donika Kadaj-Bujupi.

Këta katër deputetë dyshohen për hedhjen e gazit lotsjellës gjatë tri seancave të Kuvendit të Kosovës. Gazi u gjuajt në shenjë pakënaqësie me nënshkrimin e dy marrëveshjeve të fundit nga kryeministri Isa Mustafa në Bruksel dhe Vjenë, njërën për Asociacionin e Komunave Serbe dhe tjetrën për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi. /Zëri/

SHIKO MË SHUMË

Operacion antidrogë në Prishtinë dhe Lipjan, sekuestrohen mbi 160 gramë kokainë

Policia e Kosovës ka realizuar më 25 shtator 2026 operacionin antidrogë të koduar “Grupi”,...

Përleshja në Veternik, 8 persona janë dërguar në mbajtje – ja çka gjeti policia në vendngjarje

Një përleshje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së...

Gërvalla thotë se s’pranon të komentojë vendimin e Hagës pa e parë aktgjykimin e plotë, tregon sa para janë shpenzuar për mbrojtje

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, në një konferencë për media ka thënë e s’mund...