Kryeministri Hoti priti drejtueset e shoqatave për mbrojtjen e viktimave të dhunës seksuale

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Rrahje mes dy femrave në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se dy të dyshuarat femra kosovare, janë përleshur në mes...

Policia gjenë armë pa leje tek një shtëpi në Llugaxhi

Policia Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrollit të shtëpisë së të dyshuarit mashkull kosovar,...

Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, priti në takim përfaqësueset e shoqatave për mbrojtjen e viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, të kryesuara nga znj. Feride Rushiti, drejtoreshë e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT).

Në këtë takim, kryeministri Hoti premtoi mbështetjen e plotë të Qeverisë së Kosovës për veprimtarinë e rëndësishme të këtyre shoqatave, të cilat po bëjnë një punë të jashtëzakonshme për të drejtat e viktimave të dhunës seksuale dhe të torturës gjatë luftës në Kosovë.

Ndërsa, znj. Feride Rushiti theksoi se institucionet e Republikës së Kosovës duhet të kërkojnë me këmbëngulje drejtësi për të gjithë personat që i janë nënshtruar torturës dhe dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Aparati shtetëror serb, u tha në këtë takim, ka kryer krime sistematike dhe të organizuara ndaj civilëve shqiptarë, ndërkohë që asnjë kryerës i krimeve seksuale dhe torturave ende nuk është gjykuar nga drejtësia.

 

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një person, iku nga burgu vitin e kaluar dhe kanosi ish-gruan e vëllanë e saj

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan e ka arrestuar një person me iniciale M.G...

Escobar: Asociacioni vendimtar, do të duhej të insistonim më shumë në zbatim, se sa t’i bënim palët bashkë

Në ditën e tij të fundit të mandatit si Emisar i Shteteve të Bashkuara...

Vranët dhe me riga shiu

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të enjten në Kosovë do të mbajë mot...