Evropa ka kapërcyer Kinën në shitjen e automjeteve elektrike

PUBLIKUAR

Në shtatë muajt e parë, më shumë se 14,000 makina elektrike më shumë u shitën në Kontinentin e Vjetër sesa në Kinë në të njëjtën periudhë.

Në periudhën janar-korrik 2020, rreth 500,000 makina elektrike, janë regjistruar në Evropë, sipas të dhënave të publikuara nga Matthias Schmidt, një analist i pavarur automobilistik nga Berlini, transmeton Telegrafi.

Kjo kategori automjetesh përfshin vetura me makinë thjesht elektrike.

I njëjti burim thotë se gjithsej 269,000 automjete plotësisht elektrike u shitën në Kontinentin e Vjetër në shtatë muajt e parë, si dhe 231,000 makina hibride.

Besohet se një nga arsyet pse Evropa ka kapërcyer Kinën në periudhën e mëparshme të vitit është rritja e subvencioneve shtetërore në disa vende, ndërsa në të njëjtën periudhë në Kinë, lehtësimet për blerjen e makinave të elektrizuara u ulën.

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...