Buxhet i mbijetesës

PUBLIKUAR

Projektbuxheti për vitin 2016 i hartuar nga Qeveria e Kosovës nuk garanton zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, por është vetëm për mbijetesë. Kështu kanë deklaruar përfaqësuesit e partive opozitare pak ditë pasi ekzekutivi i vendit e miratoi Projektbuxhetin e vitit të ardhshëm, të cilin duhet ta miratojë edhe Kuvendi.

Ky Projektbuxhet që kap shumën e përgjithshme prej rreth 1.6 miliardë euro do të ketë më pak mjete në dispozicion për investime kapitale, në raport me vitet paraprake. Sipas zyrtarëve të Ministrisë së Financave, investimet kapitale marrin pjesë me 27 për qind në buxhetin e përgjithshëm, përkatësisht 463.2 milionë euro, përderisa 22 për qind do të shkojë për pensione, asistencë sociale dhe pagesat e veteranëve të UÇK-së.

Ish-ministri i Financave në Qeverinë e Kosovës, Haki Shatri, është shprehur se ky Projektbuxhet është vetëm për mbijetesë. Sipas Shatrit, kjo vlerë nuk ndryshon pothuajse asgjë nga ajo e vitit të kaluar. “Vlera e këtij Projektbuxheti është e pahetueshme prej asaj të vitit të kaluar, si nga të hyrat ashtu edhe nga shpenzimet. Me një fjalë ky buxhet është për mbijetesë”, ka thënë Shatri. /Zëri/Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Operacion antidrogë në Prishtinë dhe Lipjan, sekuestrohen mbi 160 gramë kokainë

Policia e Kosovës ka realizuar më 25 shtator 2026 operacionin antidrogë të koduar “Grupi”,...

Përleshja në Veternik, 8 persona janë dërguar në mbajtje – ja çka gjeti policia në vendngjarje

Një përleshje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së...

Gërvalla thotë se s’pranon të komentojë vendimin e Hagës pa e parë aktgjykimin e plotë, tregon sa para janë shpenzuar për mbrojtje

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, në një konferencë për media ka thënë e s’mund...