Kosova duhet të dëshmojë kapacitete institucionale

PUBLIKUAR

Profesori i së Drejtës Ndërkombëtare, ish-ambasadori i Maqedonisë në Bruksel, Blerim Reka, ka thënë se, pas fuqizimit të MSA-së, Kosova duhet të dëshmojë kapacitetin institucional për të qenë një ditë pjesë e BE-së.

Reka ka thënë për ‘Epokën e re’ se rol kyç në këtë proces do të kenë faktori njeri dhe angazhimi i tërë potencialit qeveritar dhe joqeveritar në secilën fushë.

Ai ka vlerësuar se nënshkrimi i MSA-së erdhi si një lloj ‘shpërblimi’ për Kosovën pas nënshkrimit të marrëveshjes me Beogradin në dialogun e Brukselit.

Reka ka treguar se gjatë këtij procesi, së paku dhjetëvjeçar, konsensusi politik dhe ndërpartiak do të jetë i rëndësishëm. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dita e Forcës, pjesëtarët e FSK marrin komplimente nga fëmijët: Po dokni si FBI

Po shënohet Dita e Forcës në Kosovë, ku pjesëtarë të Forcave të Sigurisë së...

Raporti: Kosovës i duhen 62 vjet për t’iu afruar standardit të BE-së, 40 nëse arrin të integrohet në union

Një raport i Institutit të Vjenës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare (WIIW) ka vlerësuar se...

Shiroka-Pula takon Begajn në Ohër, theksohet bashkëpunimi dhe lidhja e veçantë Kosovë-Shqipëri

Në kuadër të takimit të liderëve të Procesit Brdo–Brijuni, që po mbahet në Ohër,...