Amerikani bleu një makinë 44 vjet më parë, e shiti për të njëjtat para

PUBLIKUAR

Një shitje interesante e makinave na vjen nga shteti amerikan i Minesota.

Bob Sportal nga Pinsburg, Minesota, 44 vjet më parë bleu një kamion Chevrolet, dhe tani ai ka vendosur ta shesë atë, transmeton Telegrafi.

Bob e bleu Chevy për 75 dollarë dhe tani ia shet për të njëjtën sasi parash nipit të burrit që ishte pronari i parë i automjetit dhe që ia shiti atij disa dekada më parë.

Tom Linstra tha se ai ndjehet mirë pas blerjes, sepse makina ka një vlerë sentimentale.

“Ndjehem sikur po vozis përsëri me gjyshin tim, disa kujtime po kthehen dhe unë jam shumë i lumtur”, thotë Tom Linstra, dhe Bob Sportal deklaron se është i lumtur që makina është përsëri pjesë e asaj familje.

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...