Kthehen në Kosovë më shumë se 50 diplomatë, 30 të tjerë do të nisin shërbimin

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Sot Kosova me diell, por vende-vende do të ketë edhe shi

Sot në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell por edhe me vranësira ku...

Në këto vende do të ketë sot ndërprerje të rrymës, shkak punimet në rrjet

KEDS ka njoftuar se sot do të kryhen punime të domosdoshme për siguri të...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka thënë se ka nisur realizimi i rotacionit për personelin diplomatik dhe konsullor, sipas konceptit “një në shërbim, një në ministri”.

Të mërkurën, ministrja Meliza Haradinaj-Stublla ka njoftuar se për të realizuar këtë rotacion në MPJD do të kthehen më shumë se 50 anëtarë të personelit diplomatik dhe konsullor, ndërsa do të nisin shërbimin më shumë se 30 anëtarë të Shërbimit të Jashtëm.

Në një njoftim të MPJD-së bëhet e ditur se në këtë ministri do të kthehen diplomatë të cilët kanë përfunduar mandatin e tyre të rregullt 4-vjeçar dhe ata që për më shumë se tetë vjet s’janë kthyer asnjëherë për të shërbyer në ministri.

Ndërkaq për anëtarët që do të nisin shërbimin, MPJD-ja ka thënë se bëhet fjalë për “zyrtarë të karrierës të cilëve për më shumë se 11 vite nuk iu është dhënë mundësia për të shërbyer jashtë vendit”.

“Kryediplomatja Haradinaj – Stublla tha se nga këta profesionistë, me përvojë në fushat përkatëse, që do të ushtrojnë funksionet në çështjet diplomatike dhe konsullore, ka kërkuar të ushtrojnë me ndershmëri dhe korrektësi funksionet dhe detyrat e ngarkuara, në përputhje me udhëzimet e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporë, aktet ndërkombëtare dhe me legjislacionin e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

SHIKO MË SHUMË

Sot Kosova me diell, por vende-vende do të ketë edhe shi

Sot në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell por edhe me vranësira ku...

Në këto vende do të ketë sot ndërprerje të rrymës, shkak punimet në rrjet

KEDS ka njoftuar se sot do të kryhen punime të domosdoshme për siguri të...

Sulmohen me shishe xhami veturat e policisë dhe KFOR-it në Leposaviq

Veturat e policisë së Kosovës dhe ato të KFOR-it amerikan janë sulmuar me shishe...