Dalin fotot se si mund të duket Hyundai Tucson i ri

PUBLIKUAR

Hyundai ka lëshuar një vizatim të dizajnit të brendshëm të gjeneratës së re të modelit të tij SUV, Hyundai Tucson.

Siç pritej, kabina është e digjitalizuar plotësisht.

Paneli i kontrollit mbizotërohet nga dy ekrane të mëdha digjitale. I pari është para shoferit dhe duket si një tabletë klasike, transmeton Telegrafi.

Ekrani i dytë është i vendosur në pjesën e sipërme të konzollës qendrore, poshtë prizave drejtkëndëshe të dizajnuar modernisht. Kjo ekran i shërben sistemit multimedia.

Një grup kontrollesh të ajrit të kondicionuar ndodhet pak më poshtë, dhe nuk është plotësisht i qartë në vizatim nëse butonat janë klasikë apo të dizajnuar si kontrolle me ndjeshmëri në prekje.

Më shumë detaje do të dihen në javët dhe muajt e ardhshëm, kur Hyundai pritet të prezantojë gjeneratën e re të Tucson në internet.

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...