Mbi 100 zyrtarë të MPB-së të infektuar me koronavirus, katër nga kabineti i Veliut

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Rrahje mes dy femrave në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se dy të dyshuarat femra kosovare, janë përleshur në mes...

Policia gjenë armë pa leje tek një shtëpi në Llugaxhi

Policia Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrollit të shtëpisë së të dyshuarit mashkull kosovar,...

Mbi 100 zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe agjencive që funksionojnë në kuadër të kësaj Ministrie, kanë rezultuar deri tash pozitivë ndaj COVID-19. 20 prej të infektuarve janë staf civil, katër zyrtarë nga kabineti i ministrit Veliu dhe 80 zyrtarë policorë, raporton Express.

Detaje rreth gjendjes së tyre ka dhënë Zyra për Informim në MPB. Sipas këtij institucioni, gjendja e të infektuarve është stabile.

Zyra thotë se përveç gjashtë zyrtarëve policorë që gjenden për trajtim në spital, të infektuarit e tjerë janë vetizoluar në shtëpitë e tyre.

“Deri me sot në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Agjencitë e MPB-së, gjithsej janë të infektuar 104 zyrtarë me Covid -19, ku nga ta 20 zyrtar janë nga stafi civil, 4 zyrtarë nga kabineti i ministrit si dhe 80 janë zyrtarë policor. Sipas raportimeve gjendja e tyre është stabile ku të gjithë të infektuarit janë të vetë izoluar në shtëpitë e tyre, në përjashtim të 6 zyrtarëve policor që gjenden në spital për trajtim”, thuhet në përgjigjet e MPB-së drejtuar Gazetës Express.

Ndërkohë, edhe zyrtarët e tjerë të cilët kanë pasur kontakt me të infektuarit, gjenden në vetizolim, por nuk kanë ndonjë simptomë.

“MPB është e informuar se gjendja e tyre është stabile për momentin. Po ashtu, disa zyrtarë të cilët janë raste të kontaktit me persona e infektuar me COVID-19, janë në vetë izolim por pa simptome. Ju njoftojmë që MPB është duke punuar me staf esencial sipas rekomandimeve të IKSHPK-së”, kanë deklaruar nga ky institucion.

Ndryshe, dje janë konfirmuar 119 raste të reja me koronavirus në vend. Me këtë shifër, numri total i rasteve të konfirmuara që nga fillimi i pandemisë ka arritur në 5 mijë e 237, me gjithsej 113 raste të vdekjes, të cilët kanë pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese. /Gazeta Express

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një person, iku nga burgu vitin e kaluar dhe kanosi ish-gruan e vëllanë e saj

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan e ka arrestuar një person me iniciale M.G...

Escobar: Asociacioni vendimtar, do të duhej të insistonim më shumë në zbatim, se sa t’i bënim palët bashkë

Në ditën e tij të fundit të mandatit si Emisar i Shteteve të Bashkuara...

Vranët dhe me riga shiu

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të enjten në Kosovë do të mbajë mot...