Ministria e Financave tregon se kur do t’i ekzekutojë pagesat nga Pakoja Emergjente

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Rrahje mes dy femrave në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se dy të dyshuarat femra kosovare, janë përleshur në mes...

Policia gjenë armë pa leje tek një shtëpi në Llugaxhi

Policia Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrollit të shtëpisë së të dyshuarit mashkull kosovar,...

Shumë qytetarë, punëtorë e të papunë po presin t’i marrin paratë nga Pakoja Fiskale Emergjente që ua premtoi shteti. Para tri ditësh, në Kuvend u votua në lexim të parë rishikimi i buxhetit të këtij viti.

Paraprakisht, në Komisionin për Buxhet dhe Financa, ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, kishte thënë se mosrishikimi i buxhetit nga Kuvendi po e mban peng ekzekutimin e mjeteve nga Pakoja Emergjente Fiskale, ndihmat për qiratë e bizneseve si dhe pagesat nga masat e tjera të parashikuara në këtë pako.

Nga Ministria e Financave thonë se kanë kërkuar që ky projektligj të procedohet sa më shpejt në komisione parlamentare dhe të sillet në Kuvend për votimin përfundimtar.

“Siç e dini, Kuvendi i Republikës së Kosovës ka miratuar në lexim të parë Projektligjin nr. 07/L-014 për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit nr.07/L-001 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2020. Ashtu siç e kemi bërë të ditur, Ministria e Financave ka kërkuar që projektligji të procedohet sa më shpejt në komisione parlamentare në mënyrë që i njëjti të sillet në Kuvend për votimin përfundimtar”, thuhet në përgjigjen e Muharrem Shahinit nga Divizioni për Komunikim me Publikun në Ministrinë e Financave.

Sipas këtij dikasteri, sapo të hyjë në fuqi projektligji për buxhetin e rishikuar, menjëherë do të realizohet ekzekutimi i pagesave nga Pakoja Fiskale Emergjente.

“Ministria e Financave bën me dije se sapo projektligji për buxhetin e rishikuar të hyjë në fuqi, ekzekutimi i pagesave të pakos emergjente fiskale do të realizohet në mënyrë të menjëhershme. Sa i përket afateve kohore të procedimit projekt ligjit në Kuvend, ju lusim që t’i drejtoheni Kuvendit të Kosovës”, thuhet në përgjigjen e ministrisë për Gazetën Sinjali.

Para një jave, ministrja Hykmete kishte raportuar në Komisionin për Buxhet dhe Transfere për gjendjen e vështirë financiare në të cilën ndodhet Kosova aktualisht si pasojë e pandemisë, duke treguar se momentalisht s’mund të kryhet asnjë pagesë nga Pakoja Fiskale Emergjente, derisa tregoi se 20 mijë persona i janë shtuar skemës sociale të masës 15 të kësaj pakoje që presin t’i marrin nga 130 euro.

“Situata është tepër emergjente sepse jemi krejt të bllokuar dhe nuk mundemi më ta kryejmë asnjë pagesë të Pakos Fiskale Emergjente. Kjo është situata dhe na duhet të gjithë me mbajtë përgjegjësi që me dalë dhe me i ndihmu sektorit privat. Janë 20 mijë individë që sot ju kanë bashkangjitë skemës sociale për masën 15 të Pakos Fiskale Emergjente që presin t’i marrin 130 euro sepse punëdhënësit e tyre nuk kanë pasur mundësi me i pagu as edhe një cent gjatë kësaj periudhe”, kishte thënë Bajrami.

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një person, iku nga burgu vitin e kaluar dhe kanosi ish-gruan e vëllanë e saj

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan e ka arrestuar një person me iniciale M.G...

Escobar: Asociacioni vendimtar, do të duhej të insistonim më shumë në zbatim, se sa t’i bënim palët bashkë

Në ditën e tij të fundit të mandatit si Emisar i Shteteve të Bashkuara...

Vranët dhe me riga shiu

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të enjten në Kosovë do të mbajë mot...