Audi RS5 Sportback me një dizajn të ri që mahnit të gjithë

PUBLIKUAR

Kënaquni me këtë bukuri të jashtëzakonshme.

Audi i dha një pamje të re RS5 Coupe dhe RS5 Sportback. Veçanërisht RS5 Sportback është një kënaqësi për tu parë në imazhe, dhe këto foto do t’ju bëjnë të dashuroheni më shumë me këtë makinë, transmeton Telegrafi.

Aq më tepër kur bëhet fjalë për një RS5 Sportback në Sonoma Green Metallic dhe e pajisur me rrota bronzi mat 20-inç.

Kjo RS5 Sportback është e veçantë. Sigurisht, përtej ngjyrës unike që ka, rrotave bronzi, edhe elemente tjera e bëjnë këtë një makinë mjaft unike në llojin e saj. Po ashtu edhe drita e saj janë mjaft të veçanta.

Kjo makinë ka një motor 2.9 V6 dha ka 450 kuaj fuqi dhe shpejtësinë nga 0 në 100 kilometra e arrin për 3.5 sekonda dhe shpejtësi maksimale 280 km/orë.

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...