Ky është sinjal i qartë që në trupin tuaj zhvillohet kanceri i mushkërive: Assesi mos e injoroni këtë ndryshim në trup!

PUBLIKUAR

Simptomat e kancerit të mushkërive përfshijnë frymëmarrjen e rënduar, dhembjen e kokës dhe dhembjet e pandalshme në gjoks

Hulumtimi i ri ka treguar që edhe ndryshimi i ngjyrës së të bardhëve të syve mund të tregojë kancerin e mushkërive.

Kanceri i mushkërive është një ndër llojet më serioze të karcinomeve të cilat diagnostikohen, mu nga arsyeja sepse zakonisht është e vështirë të vërehen derisa të mos përhapen në pjesët e tjera të trupit.

Në grupin e rrezikshëm do të gjendeni edhe nëse të bardhët e syve merr ngjyrë të verdhemët, transmeton Telegrafi.

“Nëse të bardhët e syve bëhet e verdhemët, atëherë do të mund të jetë simptomë e kancerit të mushkërive”, ka paralajmëruar Oda Britanike e Mjekëve.

Kjo gjendje është e njohur si verdhëza, e cila gjithashtu mund të shkaktojë që lëkura të bëhet e verdhemët.

Verdhëza është simptomë e shpeshtë te pacientët te të cilët kanceri i mushkërive ka avancuar. Zakonisht është shenjë që kanceri është zgjeruar edhe në pjesë të tjera të trupit.

“Mund të ndodhë që të mos keni simptoma të zakonshme të kancerit të mushkërive derisa tumori të mos bëhet goxha i madh”, paralajmërojnë mjekët.

“Kjo do të thotë që ndoshta mund ta zbuloni vetëm nëse bëni fotografi me rreze X në Roëntgen. Nëse keni tumor i cili është përhapur jashtë mushkërive, simptoma e parë mbase fare nuk vjen nga gjoksi juaj”.

“Meqenëse kjo sëmundje është e fshehtë, kontrolli i rregullt sistematik është i obligueshëm. Mos prisni që të zhvillohen simptomat”, këshillojnë mjekët.

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...