Më e popullarizuara në “Facebook”

PUBLIKUAR

timthumb

Këngëtarja e famshme kolumbiane, Shakira, edhe zyrtarisht është shpallur si personi më i popullarizuar në “Facebook”.

Në të vërtetë, ylli i muzikës është bërë personi i parë publik që ka arritur të mbledhë më shumë se 100 milionë fansa në këtë rrjet social.

Por, ajo thotë se nuk e ka pasur qëllim që të ketë faqen më të popullarizuar në “Facebook”, por prapë është mirënjohëse për këtë.

“Asnjëherë nuk e kam pasur qëllimin që faqja ime në këtë rrjet social të bëhet më e popullarizuar. Por, ja se kjo ka ndodhur dhe më vjen mirë për këtë”, është deklaruar Shakira pasi është pyetur se si ndjehet si personi më i popullarizuar në “Facebook”.

Ajo fansat e saj i ka falënderuar për mbështetje dhe këtë e ka bërë përmes një videoje të cilën e ka botuar. Përveç numrit më të madh të përkrahësve, Shakira ka edhe njërën nga fotot më të popullarizuara në këtë rrjet social.

Në të vërtetë, fotoja e saj nga përmbyllja e Kampionatit Botëror në Futboll që është mbajtur në Brazil, ka arritur të mbledhë më shumë se 3.5 milionë pëlqime.

Në anën tjetër, është raportuar se kjo bukuroshe së shpejti do të bëhet sërish nënë, pasi është në pritje të fëmijës së dytë me bashkëshortin, Gerard Pique./Zëri/

SHIKO MË SHUMË

Kiara pyetet për një shtatzëni të mundshme, Luiz Ejlli ndërhyn me një përgjigje plot humor

Kiara Tito ka zhvilluar së fundmi një bashkëbisedim virtual me ndjekësit e saj në...

Afrona Dika surprizohet para ditëlindjes: I fejuari e mbulon me dhurata luksoze

Afrona Dika po përgatitet të festojë ditëlindjen e saj më 9 gusht, por dhuratat...

Kur bukuria dhe stili bëhen një, Oriola Marashi merr vëmendjen

Modelja dhe këngëtarja e njohur, Oriola Marashi, ka publikuar së fundmi projektin e saj...