Zgjedhjet në Luginë, model dhe porosi për të gjithë Shqiptarët

PUBLIKUAR

Ymer Troshupa:

Shqiptarët do t’i fitojnë të gjitha betejat, pasi ta fitojnë betejen e fundit ndërmjet tyre. “Mit’hat Frashëri” Nga procesi zgjedhor në Serrbi që u mbajt dje, me 21 Qershor 2020, Shqiptarët e Lugines së Presheves reflektuan Unik dhe me menquri i lanë anash urrejtjet dhe luftërat personale, nuk menduan për karieren e vet politike, nuk bënë garë për avancim dhe privilegje personale por të gjithë u bashkuan rreth një qëllimi ku interesin shoqëror e vendosën para interesit personal.

Ky aktivizim brenda 24 orëve e dha frytin e vet ata sot gëzojnë katër mandate në Kuvend dhe nga sot e tutje zëri i Shqiptarëve atje do jetë më i fuqishëm se asnjëherë. Ky model i unifikimit dhe mohimit të përqarjes ndërmjet veti, do të duhet të praktikohej tek gjithë shqiptarët anë e kënd Globit me theks të veqant Shqiptarët e Kosovës dhe Maqedonisë.

Historikisht të gjithë e dijmë se ne kemi fituar çdo betejë frontale përtej kësaj populli ynë ka marrë pjesë edhe në luftëra tjera për çlirim, por mjerisht e për fat të keq të gjitha sukseset dhe rezultatet i kemi humbur në rrethana të tjera dhe ende vazhdojmë çdo ditë të humbim beteja të tilla. Jemi të vonuar në procese, jemi të vonuar në kohë dhe e kemi urgjente të jemi të bashkuar kundrejt çdo armiku e kundrejt çdo organizimi që ka synime grabitqare ndaj vendit tonë.

Uroj dhe shpresoj që të refletkojmë dhe të dëshmojmë se ne jemi vendas, ndërsa ardhacakëve të iu tregojmë se nuk kemi tokë për të iu falur.

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...