Ministria e Shëndetësisë publikon manualin për mbrojtje nga përhapja e koronavirusit

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Rrahje mes dy femrave në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se dy të dyshuarat femra kosovare, janë përleshur në mes...

Policia gjenë armë pa leje tek një shtëpi në Llugaxhi

Policia Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrollit të shtëpisë së të dyshuarit mashkull kosovar,...

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar manualin për mbrojtjen ndaj pandemisë COVID-19.

Përmes një postimi në Facebook, ministri Zemaj ka thënë këtë dokument do të shtohen edhe udhëzues të tjerë specifik dhe do të përditësohet, plotësohet apo ndryshohet bazuar në të dhëna më të reja shkencore.

Ai po ashtu ka sqaruar se manuali përmban udhëzues të hartuar nga fusha të ndryshme të cilët paraprakisht janë analizuar dhe vlerësuar nga profesionistët shëndetësorë të Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publik të Kosovës të aprovuar nga Ministria e Shëndetësisë, përcjell lajmi.net.

Në manual tregohen në mënyrë të hollësishme masat parandaluese që duhet të ndërmerren për parandalimin e koronavirusit.

Këtu mund ta shihni manualin.

Postimi i plotë:

Manuali i përgatitur është një dokument dinamik i cili do të përditësohet varësisht nga situata epidemiologjike dhe vlerësimi i rrezikut.

Në këtë dokument do të shtohen edhe udhëzues të tjerë specifik dhe do të përditësohet, plotësohet apo ndryshohet bazuar në të dhëna më të reja shkencore.

Manuali përmban udhëzues të hartuar nga fusha të ndryshme të cilët paraprakisht janë analizuar dhe vlerësuar nga profesionistët shëndetësorë të Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publik të Kosovës të aprovuar nga Ministria e Shëndetësisë.

Manuali është përgatitur në bazë të njohurive ekzistuese në lidhje me sëmundjen e koronavirusit 2019 (COVID-19) dhe duke shfrytëzuar udhëzimet e institucioneve më të besueshme si OBSh dhe CDC.

Ky Manual i përkohshëm mund të ndihmojë parandalimin e ekspozimit në COVID-19 dhe përmban udhëzime për në vendet e punës; për mjedise jo-mjekësore; për qendrat tregtare dhe gastronominë; për pasagjerët dhe personelin e aviacionit civil; për udhëtimet zyrtare; për grupet vulnerabile (grupet e ndjeshme); udhëzime për vendvotimet si dhe shumë udhëzime të tjera të dobishme për qytetarët dhe veprimtaritë e liruara si dhe për veprimtaritë që do të lirohen në të ardhmen.

Ky manual do te shërbej si dokument mbeshtetës i organeve mbikëqyrëse (inspektoratet) të autorizuar nga MSh dhe IKShPK, për të mbikëqyrur zbatimin e rekomandimeve të përfshira në këtë manual.

Manuali ka rekomandime të cilat janë zbatuar në fazat e mëhershme të menaxhimit të pandemisë.

Të gjitha institucionet respektive obligohen të zbatojnë masat e përcaktuara në këtë Manual, varësisht nga specifikat e tyre.

Ministria do ta ndaj këtë manual me të gjitha institucionet qendrore dhe ato lokale si dhe me publikun, me qëllim që ta përdorim të gjithë si një instrument për mbrojtje nga përhapja e mëtejme e pandemisë Covid-19.

Ne besojmë që zbatimi i masave të ndërmarra nga Qeveria dhe rekomandimeve të të IKSHPK-së do të në mundësojnë që të kontrollojmë shpërthimin e Covid-19 dhe në këtë aspekt, të gjitha pjesët e shoqërisë – përfshirë bizneset dhe punëdhënësit – duhet të luajnë rolet e tyre nëse duam të ndalojmë përhapjen e kësaj sëmundje.

Përballë shifrave në rritje të rasteve me Covid-19, nuk guxojmë të sillemi sikur nuk po ndodh asgjë dhe të shpërfillim një virus, i cili po manifeston edhe më tej shenja agresiviteti duke dëmtuar shëndetin , mirëqenien dhe ekonomitë kudo.

Duke u rritur varfëria si pasojë e coronavirusit, jemi të vetëdijshëm se një barrë të madhe të kësaj do ta bart shëndetësia, sepse kjo do të ndikojë edhe në rritjen e sëmundshmërisë dhe rënien e mirëqenies së popullatës.

Prandaj, kemi një mesazh të qartë:

Përdorini manualin!
Bartni maska!
Mbani distancën dhe mirëmbani higjienën.

Këto janë armë të thjeshta, por shpëtojnë jetë.

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një person, iku nga burgu vitin e kaluar dhe kanosi ish-gruan e vëllanë e saj

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan e ka arrestuar një person me iniciale M.G...

Escobar: Asociacioni vendimtar, do të duhej të insistonim më shumë në zbatim, se sa t’i bënim palët bashkë

Në ditën e tij të fundit të mandatit si Emisar i Shteteve të Bashkuara...

Vranët dhe me riga shiu

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të enjten në Kosovë do të mbajë mot...