Kolesterina nuk është i gjithnjë e keqe. Në fakt, tipi i densitetit të lartë lipoproteinë HDL, ndihmon pastrimin e kolesterinës së dëmtuar në gjak.
Kjo substancë është një përbërës i rëndësishëm i mureve tona qelizore. Përpos kësaj kolesterina nxit prodhimin e hormoneve të ndryshme dhe të vitaminës D, e cila është e domosdoshme për ndërtimin e kockave.
Më së shumti për kolesterinë ka nevojë mëlçia, për prodhimin e acideve biliare, të cilat, si pjesë përbërëse të fshikës së tëmthit,
rrjedhin përmes kalimeve të saj në drejtim të zorrëve, ku ndihmojnë në tretjen e yndyrave ushqimore, transmeton Telegrafi.
Mjekët sugjerojnë këta hapa për ngritjen e HDL-së:
Ushtrimet
Studimet kanë treguar se 30 minuta ushtrim aerobik në pesë ditë të javës, kanë shumë efekt. Në fakt, kolesterina HDL mund të rritet për 5 për qind vetëm pas dy muajve të ushtrimeve të rregullta.
Mbani peshë të shëndetshme
Nëse keni peshë të tepruar trupore, humbja, madje edhe e disa gramëve, mund t’ju ndihmojë – veçanërisht nëse kjo trashësi sillet rreth barkut!



