Aksident trafiku në Llabjan, tre persona përfundojnë në emergjencë

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Rrahje mes dy femrave në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se dy të dyshuarat femra kosovare, janë përleshur në mes...

Policia gjenë armë pa leje tek një shtëpi në Llugaxhi

Policia Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrollit të shtëpisë së të dyshuarit mashkull kosovar,...

Një aksident trafiku ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Llabjan të komunës së Artanës. Si pasojë e aksidentit, tre persona kanë marrë lëndime trupore, raporton Express

Lajmin për Express e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Hashani ka bërë të ditur se në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura.

“Me datën 14.06.2020  rreth orës 12:30 ne  rrugën e Prishtinës saktësisht në hyrje të fshatit Llabjan policia e Kosovës është njoftuar se ka ndodhur aksident rrugor me lëndime ku të përfshira kanë qenë dy vetura që ishin duke lëvizur nga drejtimi i Prishtinës për Gjilan”, ka thënë Hashani.

Ai ka theksuar se sipas raportit të mjekut në qendrën emergjente, gjendja shëndetësore e të lënduarve është stabile.

“Tre persona kanë pësuar lëndime në ketë aksident, dhe sipas raportit të mjekut në qendrën emergjente në Gjilan gjendja e tyre shëndetësore është e qëndrueshme. Policia e Kosovës është duke i udhëhequr hetimet se si ka ardhur deri te aksidenti”, deklaroi Hashani.

Lexues të Gazetës Express kanë dërguar video nga vendi i ngjarjes, ku shihet se pas aksidentit janë krijuar kolona të gjata.

 

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një person, iku nga burgu vitin e kaluar dhe kanosi ish-gruan e vëllanë e saj

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan e ka arrestuar një person me iniciale M.G...

Escobar: Asociacioni vendimtar, do të duhej të insistonim më shumë në zbatim, se sa t’i bënim palët bashkë

Në ditën e tij të fundit të mandatit si Emisar i Shteteve të Bashkuara...

Vranët dhe me riga shiu

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të enjten në Kosovë do të mbajë mot...