Konfirmohet data e prezantimit të BMW M3 dhe M4, tregohet edhe konfigurimi që do ta kenë

PUBLIKUAR

Shefi i BMW është shfaqur sërish, ka treguar më në fund kur do të prezantohen modelet M3 dhe M4

BMW ka nisur të hapë veprimtarinë pas një pauze shkaku i pandemisë, ndërsa ndër makinat e para që shfaqi ishte BMW 5 Series, derisa në fillim të muajit që vjen do ta shfaq edhe BMW 4 Series, transmeton Telegrafi.

Vetëm një ditë më parë, shefi i BMW, Markus Flasch u shfaq në llogarinë e tij në Instagram dhe tregoi se brenda disa javësh, do të prezantohet modeli i ri M3. Në të njëjtën video, tregon edhe pjesën anësore të kësaj makine.

Derisa po iu përgjigjej pyetjeve të shikuesve, i mbështetur për një BMW të mbuluar me shtresa kamuflazhi, Flasch konfirmoi datën e prezantimit të M3 dhe M4, që është vendosur të jetë në shtator.

I ulur brenda makinës, ai tregoi se këto makina do të kenë konfigurim që iu mundëson të vozisin me të gjitha rrotat, apo vetëm me rrotat e pasme.

Megjithëse ndodhej në brendi të makinës, nuk shihet asnjë pjesë e rëndësishme, që do të tregonte për nivelin e teknologjisë, në këto modele. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...