Nissan tregon më në fund dukjen që do ta ketë modeli Z

PUBLIKUAR

Më në fund u pa dukja e kësaj makine, krahas siluetave të disa makinave të mëparshme

Konsiderohet se Nissan 370Z është e lashtë, derisa modeli Z i lansuar më 2009, nuk ka pësuar asnjë ndryshim të dukshëm që atëherë, transmeton Telegrafi.

Bazuar në disa lajme të deritanishme, bëhej e ditur se modeli i ri Z është duke u punuar, derisa Nissan nuk e ka shpërblyer pritjen tonë me ndonjë njoftim të ri, deri më tani.

Në një video të shpërndarë së fundmi, Nissan e ka treguar më në fund dukjen që do ta ketë modeli Z, apo së paku siluetën e kësaj makine.

Deri më tani, Nissan nuk ka bërë të ditur, se si do të quhet ky model i ri Z, por bëhet e ditur se mund të quhet Z400.

Stili duket se do të jetë shumë më i ndryshëm se modeli 370Z, me pjesë shumë më të fryra, kulm më të rrafshët dhe pjesën e pasme më të prerë.

Megjithëse, i ka ruajtur proporcionet e modelit aktual, si dhe dukjen klasike dhe të mirë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...