Shikoni me kujdes thonjtë tuaj, ata janë harta e shëndetit

PUBLIKUAR

Ndryshime të caktuara në trup, të dukshme me sy, mund të tregojnë sëmundje të shumta në organizëm

Disa mund t’i shohim vetë, ndërsa për disa është e nevojshme të dëgjohet mendimi i ekspertit.

Ajo që është më mbresëlënëse për secilin prej nesh janë thonjtë.

Me vëzhgim të kujdesshëm, në thonj mund të shihen shumë ndryshime jotipike. Kështu, për shembull, linjat e holla gjatësore të cilat mezi ndihen në gishta, mund të tregojnë mungesën e lëngjeve në organizëm.

Njëkohësisht, vijat e dukshme gjatësore mund të jenë shenjë e diabetit, transmeton Telegrafi.

Vijat e theksuara tërthore tregojnë problemet psikike, siç janë stresi, depresioni… Mirëpo edhe probleme në pjesën e poshtme të stomakut.

Piklat e bardha, për të cilat njerëzit më së shpeshti pyesin, nuk tregojnë kurrfarë sëmundjeje. Ato janë të parrezikshme, shfaqen si pasojë e depërtimit të ajrit.

Çarjet nëpër thonj ose gropat e vogla kanë lidhje me psoriasis, ndaj kini kujdes!

Ne e dimë që thonjtë thyhen, por nëse ato ju thyhen mjaft lehtë dhe shpejtë, kjo mund të reflektojë probleme me tiroidet.

Kur thoi është i butë dhe ka njolla të bardha, kjo gjendje, e njohur edhe si thoi Plamer, mund të tregojë hipertiroidizëm.

Thonjtë e verdhë mund të jenë një shenjë që personi është një duhanpirës ose merr antibiotikë për një kohë.

Personi me sindromën e thonjve të verdhë ka sëmundje të mushkërive ose limfedemë, një ndërtim i lëngut limfatik në indet.

Nëse gjysma e thoit është ngjyrë kafe dhe gjysma tjetër e bardhë, kjo mund të tregojë për sëmundjen e veshkave. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...