Morena pëson aksident, jashtë rrezikut për jetë (Foto)

PUBLIKUAR

morena-p-euml-son-aksident-jasht-euml-rrezikut-p-euml-r-jet-euml-foto_hd

Ish-Miss Kosova, tashmë këngëtarja shqiptare, Morena Taraku, ka pësuar një aksident. Ajo fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

Bukuroshja shqiptare raportohet të ketë pësuar një aksident mbrëmjen e kaluar, ku edhe u spekulua se ajo po i kalon momentet e fundit të jetës së saj.

Por, Telegrafi mëson se ajo është shëndoshë e mirë dhe se ka pësuar lëndime të lehta në qafë dhe në dorë dhe në këmbë.

Ajo është duke marrë trajtimin e nevojshëm, teksa pritet të kalojë kohë drejt rikuperimit të plotë.

Morena ka reaguar edhe në Instagram. Ajo ka postuar një fotografi, ku ka akuzuar mediat dhe gazetarët për jo korrektësi.

“Pashë që më me rëndësi ishte një lajm se gjithë jeta ime (trillime, akuza, thashetheme) për një njeri që shpesh ka mbajt me krenari flamurin shqiptar nëpër botë. Si nuk ju vjen aspak turp, ende pa ditur a është jeta në rrezik vendosni tituj që s’kanë të bëjnë aspak me realitetin! (një aksident që mund t’i ndodh çdo kujt). Gazetarët nuk gjetën një copë letre brenda gjithë atyre vargjeve për të më uruar shërbim. Faleminderit shumë, falë zotit jam mirë i dua të gjithë ata që së paku janë lutur të jem gjallë”, ka shkruar Morena në një postim në Instagram.

Morena është në përgatitje të lansimit të projektit të saj të ri, që u punua te Florent Boshnjaku në muzikë dhe me klip të Imagine Films.

Morenës i dëshirojmë shërim të shpejtë, dhe që të ketë më shumë kujdes kur drejton veturat e saj. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Komenti i Xhakës për Gjestin, që mori vëmendje të madhe (Foto)

Këngëtari i njohur Gjesti, pak ditë më parë paralajmëroi rikthimin e tij me projekte...

‘E kuptoni shumë shpejt’, Benita me paralajmërim për ndjekësit

Ish-banorja dhe gjysmëfinalistja e këtij edicioni të Big Brother VIP Kosova, Benita Zena, duket...

Dënimi për vrasjen e Liridona Ademajt, reagon Dafina Zeqiri: Le të jetë ky standardi

Pas aktgjykimit për rastin që tronditi opinionin publik, reaguan edhe figura të njohura, përfshirë...