Refluksi gastroezofageal është i lidhur me zgjedhjen e menysë dhe sasisë së ushqimit të cilin e konsumojmë
Faktorët e rrezikut për shfaqjen e këtij problemi janë mbipesha dhe grumbullimi i indit dhjamor në abdomen, për të cilin duhet pasur kujdes për peshën trupore dhe ushqimin e shëndetshëm.
Vëllimi i muskujve fillon të dobësohet kur konsumojmë ushqim të fërguar dhe pikant, por është vërejtur efekt i ngjashëm pas konsumimit të domates dhe produkteve të saj, specave dhe lëngut të portokallit.
Në listën e artikujve të cilët duhet shmangur janë çokollata dhe pijet alkoolike, transmeton Telegrafi.
Është vërejtur që pas pirjes prej dy deri në tri decilitra verë katër persona nga dhjetë prej tyre kanë simptoma refluksi, derisa pas pirjes së birrës dy deri në dhjetë persona kanë simptomat e përmendur më sipër.
Vështirësi të tilla shfaqen edhe tek ata të cilët pinë kafe dhe pije alkoolike, si edhe pas ushqimit i cili përmban qepë apo qepë të kuqe.
Regjimi i ushqimit te personat të cilët kanë problem me refleksin gastroezofageal përfshin edhe kafjallin i cili përbëhet nga muesli me jogurt, çaj, derisa një orë pas kafjalli duhet ngrënë nga 150 deri në 200 gramë pemë.



