Ishte e pamundur të prezantohej deri më tani, Porsche tregon kur do ta shfaqë një model të ri

PUBLIKUAR

Ky model do të prezantohen nëpërmjet internetit, në 9:11 Magazine dhe në programin televiziv përmes ueb-sajtit

Si pasojë e pandemisë, shumë prezantime të makinave nuk janë realizuar, pasi janë anuluar aktivitetet ku ato ishte planifikuar të shfaqeshin, transmeton Telegrafi.

Kështu ndodhi edhe me modelet e reja nga Porsche, që nuk mund të prezantoheshin në organizimet e planifikuara, që u anuluan si pasojë e coronavirusit.

“Ne kemi dashur që ta prezantojmë në organizime tradicionale si në Pekin, apo në Tennis Gran Prix, por që të dyja u anuluan. Menduan ta prezantojmë në muze, por u mbyllen dyert edhe për muze”, ka thënë Frank-Steffen Walliser që është drejtues i linjës Porsche 911.

Duke parë që po rrjedhin imazhet e makinave të reja, ndërsa shumë të tjera janë parë duke u testuar, është vendosur që një prej modele të reja që i përket linjës 911 të prezantohen nëpërmjet internetit në 9:11 Magazine, si dhe përmes ueb-sajtit në një program televiziv.

“Jam shumë e entuziazmuar që ta shoh, se si do të duket ky version i ri”, ka thënë tenistja Maria Sharapova, lidhur me këtë makinë sportive.

Meqenëse ishte e pamundur të prezantohej deri më tani, Porsche ka treguar se kjo makinë nga linja 911 do të prezantohet të hënën, ndërsa është thënë se do të jetë shumë e bukur. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...