BMW do ta sjellë një X7 special gjatë javës që vjen

PUBLIKUAR

Ky SUV që ishte paralajmëruar që të lansohej para dy muajsh, më në fund është gati të prezantohet  

Për më shumë se një vit, Alpina është duke punuar në një BMW X7 të ri, që do të jetë një SUV luksoz i quajtur XB7, transmeton Telegrafi.

Makina ishte parë duke u testuar në pistën e Nurburgringut të Gjermanisë, ndërsa prezantimi i planifikuar për në mars është shtyrë për një muaj dhe pritej të shfaqej në Test Fest.

Duke parë se as ky aktivitet nuk do të zhvillohet, shkaku i situatës me coronavirus, është bërë e ditur se gjatë javës ë vjen, më në fund do të prezantohet kjo makinë speciale.

Alpina i ofron dy versione të kësaj makine, njëri me 3.0 litra që prodhon 523 kuaj fuqi, si dhe tjetrin me 4.4 litra që mund të arrijë deri në 600 kuaj fuqi.

Pasi që X7 M nuk pritet të ketë në të ardhmen, ky X7 bëhet makina më speciale dhe e rëndësishme SUV që BMW e ka në treg.

Më 19 maj, është planifikuar prezantimi nëpërmjet internetit të BMW X7, që pritet të kushtojë rreth 90 mijë euro dhe të jetë rivali rival me Mercedes-Maybach GLS 600. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...