IKSHP ka një thirrje për prindërit kosovarë

PUBLIKUAR

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës u ka bërë thirrje që qytetarëve që të vaksinojnë fëmijët e tyre, sipas kalendarit të rregullt në mënyrë që fëmijët të mbrohen nga sëmundjet ngjitëse.

IKSHPK përmes një komunikatë ka theksuar se gjatë kësaj kohe, prindërit duhet tu përmbahen të gjitha rregullave e rekomandimeve të institutit, në mënyrë që të jenë sa më të mbrojtur nga COVID-19.

“Nuk ka asnjë kundër indikacion për vaksinimin e fëmijëve në këtë periudhë pandemie, por duhet kujdes që t’i përmbaheni rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë që në çdo QKMF e QMF si dhe nëpër punkte e shkolla ku ekipet e vaksinimit janë duke zbatuar Programin e Zgjeruar të Imunizimit të mbani distancën 2 metra, të bartni maska dhe mbani higjienën e duarve dhe higjienën personale. Të vaksinohen të gjithë fëmijët sipas kalendarit të rregullt që të mbrohen nga sëmundjet ngjitëse vaksinë preventabile”, thuhet në komunikatën e IKSHPK-së.

Po ashtu, IKSHPK thekson se Kosova është ndër shtetet që kanë pasur me së shumti sukses në vaksinim.

“Kosova është ranguar ndër shtetet me suksesin më të lartë të vaksinimit në botë! Vaksinoni fëmijët që t’i keni të shëndoshë”, thuhet në këtë komunikatë.

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...