BMW tregon detaje të super-makinës së re, pas largimit nga prodhimi të modelit i8

PUBLIKUAR

Tani që modeli i8 më nuk do të prodhohet, është një super-makinë tjetër që do ta zëvendësojë atë

Me më shumë dinamikë dhe fuqi se sa modeli i8, do të arrijë një super-makinë e re nga BMW, për të cilën janë bërë të ditura vetëm disa detaje, transmeton Telegrafi.

Derisa nuk është treguar se si do të quhet, mësohet se dizajni është i bazuar në Vision M Next, që kryesisht ka stil klasik.

Sikur i8 edhe kjo makinë e re, do të jetë një hibrid që mbushet me rrymë, por nuk është kthyer në një makinë që në tërësi mbushet me rrymë. Kapaciteti i kësaj, makine pritet që të jetë rreth 600 kuaj fuqi.

Bateria gjithsesi se do të jetë më e fuqishme, në mënyrë që të jetë në gjendje që të jetë në nivel me makinat tjera në treg, duhet të ketë autonomi së paku 100 kilometra.

Megjithëse nuk do të jetë gati për lansim brenda tri vitesh, mësohet se super-makina e re nga BMW, nuk do të kushtojë më lirë se 150 mijë euro. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...