Tesla Model S me shpejtësi më të lartë, ia tejkalon edhe rivalit Porsche Taycan

PUBLIKUAR

Me këtë ndryshim te Tesla, rivali Porsche nuk do të jetë aspak i kënaqur

Shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë, Tesla Model S Performance e z për 2.5 sekonda, duke e bërë kështu një prej makinave më të shpejta që mbushen me rrymë, transmeton Telegrafi.

Por, ashtu siç edhe të gjithë e dimë, Tesla asnjëherë nuk është e kënaqur me përformancën e veturave, të cilët i përditëson shumë shpesh.

Disa muaj më parë, në versionin Long Range Plus bëri një përditësim masiv, duke ia mundësuar autonominë deri në 630 kilometra.

Autonomia e versionit Persormance mbetet e njëjtë në 560 ashtu si ishte më herët, por ky version ka pësuar ndryshime në përformcë duke u bërë më i shpejtë.

Bëhet e ditur se shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë, tani ë zë për 2.3 sekonda, duke ia tejkaluar kështu rivalit Porsche Taycan, si një veturë shumë më e shpejtë.

Lidhur me konfigurimin e ri, nuk është bërë e ditur nëse makina ka pësuar ndryshime në pjesën harduerike apo në softuer, por vetëm se përformanca është edhe më e mirë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...