Shfaqet për herë të parë teknologjia e lartë e brendisë luksoze të Mercedes Maybach S-Class

PUBLIKUAR

Deri më tani, kjo makinë është parë derisa ishte në testim, por nuk është vërejtur asnjë pjesë e brendisë

Kur të arrijë n fund të këtij vitit, Mercedes Baybach S-Class do të jetë shumë më luksoz, derisa teknologjinë do ta ketë shumë më të alrt dhe të avancuar, transmeton Telegrafi.

Muajin e kaluar, është parë kjo makinë gjatë testimit, me shtresa të mëdha kamuflazhi, derisa tani reporterët arritën t’ia shohin edhe brendinë, derisa kjo makinë ishte duke u testuar në pistën e Nurburgringut të Gjermanisë.

Hapësira e brendisë, në pamjet ku u shfaq për herë të parë, vërehet se është shumë më e madhe se e modelit aktual, ndërsa është ngritur edhe niveli i teknologjisë.

Derisa një pjesë është e mbuluar me një shtresë, kanë mbetur hapur ekrani që njofton për të dhënat lidhur me makinën, si dhe anash një ekran gjigant të ndjeshëm në prekje për sistemin infoteitment.

Mungesa e butonave në këtë makine, tregon se gjithçka bëhet në mënyrë digjitale, duke lehtësira përdorimin dhe rritjen e rehatisë gjatë qëndrimit.

Rritja e bazës së rrotave, ka bërë që kjo makine të jetë më e madhe dhe të ketë më shumë hapësirë për zgjatjen e këmbëve, pasi ata që e blejnë një Mercedes Maybach S-Class, zakonisht qëndrojnë prapa dhe voziten me shofer.

Të interesuarit për Maybach aktual është dashur të paguajnë 160 mijë euro, derisa versioni i ri pritet të jetë shumë më i shtrenjtë pasi është më i avancuar dhe i mirë. /Telegrafi

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...