Volkswagen planifikon të nisë prodhimin në Gjermani në fund të prillit

PUBLIKUAR

Volkswagen planifikon të rifillojë prodhimin e automjeteve në fabrikat e saj në Gjermani deri në fund të prillit, njoftoi sot kompania.

Degët e kompanisë në Wolfsburg, Emden dhe Hanover do të rifillojnë prodhimin nga 27 prilli, sipas njoftimit të kompanisë, por me kapacitet të reduktuar ndjeshëm, transmeton Telegrafi.

1.700 të punësuar do të fillojnë të punojnë në vende në Braunschweig, Kassel, Salzgitter, Chemnitz dhe Hanover në prill.

Kompania gjithashtu do të jetë e gatshme të zvogëlojë prodhimin në mënyrë që të mos rrezikojë sigurinë e punëtorëve.

Kohët e fundit, për shkak të pandemisë së coronavirusit, Volkswagen ka zgjatur mbylljen e fabrikave kryesore të markës së saj në Gjermani deri më 19 prill. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...