Në Gaza rritet numri i viktimave, Hamas kërkon dy orë armëpushim

PUBLIKUAR

45

Ushtarë të këmbësorisë izraelite dje në Gaza

 

Izraeli ka njoftuar se ka zgjeruar operacionin tokësor kundër Hamasit dhe gjatë natës kanë mbetur të vrarë 40 persona të tjerë në Rripin e Gazas. 

Banorët e Gazës janë shprehur se po përjetojnë luftimet më të ashpra qëkur ka nisur operacioni 13 ditë më parë.

Përmes një deklarate, ushtria izraelite u shpreh se forca të tjera i janë bashkuar përpjekjeve për të luftuar terrorin në Gaza.

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-mun pritet të mbërrijë për t’u takuar me liderin e Palestinës, Mahmud Abaz, për t’i ardhur në ndihmë Izraelit dhe Palestinës t’i japin fund dhunës.

Ndërkaq, Hamasi ka kërkuar dy orë armëpushim për arsye humanitare, për të ndihmuar të plagosurit. Kërkesa për armëpushim është bërë nëpërmjet Kryqit të Kuq.

SHIKO MË SHUMË

Mesazh Urimi me rastin e Fitër Bajramit nga Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame Lipjan, Zaim ef. Baftiu

Me emrin e Allahut Mëshiruesit, Mëshirëbërësit! Të nderuar besimtarë, vëllezër e motra! Në emër të Këshillit...

Mos e humb mundësinë përmes AD Company

AD Company kujdeset që qdo detaj të dallohet nga të tjerët, me punë dhe...

Shukri Buja nga Magura “Fitorja është e jona”

Shukri Buja ka mbajtur takim në Magure. "Kjo mbështetje e fuqishme dëshmon qartë se banorët...