Gara në pistë në mes Chebrolet Corvette Stingray dhe Porsche 911 GT3 RS

PUBLIKUAR

Vetura Chevrolet Corvette Stingray, mund të bëjë garë edhe me një veturë të fuqishme sportive

Tashmë që pritjes së gjatë i ka ardhur fundi dhe me lasnimin e Chevrolet Corvette Stingray, pronarët kanë mundësi ta nxjerrin për vozitje, si dhe të bëjnë gara të ndryshme, transmeton Telegrafi.

Speed Phenom i njohur në YouTube për gara të ndryshme me vetura, e ka realizuar një garë mes këtij modeli të ri dhe Porsche 911 GT3 RS të fuqishëm.

Në filmimin e shpërndarë, nuk ka aspak bisedë, duke lënë që motori me 6.2 litra V8 të dëgjohet në mënyrën më të mirë të mundshme.

Që kjo garë në pistë të jetë sa më e mirë, Chevrolet është pajisur me pakon Z51, sistemin e pezullimit e ka shumë më të dendur, frena Brembo, një hapje për ajrosje në pjesën e përparme si dhe një krah në pjesën e pasme.

Gjatë tërë kohës, Chevrolet me 495 kuaj fuqi, ka qenë afër kësaj Porsche që ka 520 kuaj fuqi, derisa në fund doli përpara, duke treguar rezultat shumë më të mirë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...