Buick ka bërë të ditur se do të fillojë prodhimin e mini furgonit luksoz GL8 Avenir

PUBLIKUAR

Duket shumë si një Mercedes-Maybach

Tani që është bërë afro një vit, që kur u prezantuar për herë të parë mini furgoni luksoz GL8 Avenir, Buick ka bërë të ditur se do të fillojë prodhimin e kësaj makine, transmeton Telegrafi.

Ky mini furgon, ka një nivel shumë të lartë luksi, sa që mund të ngatërrohet em një Mercedes-Maybach apo një Chrysler Pacifica.

Madje, ashtu siç edhe është prezantuar në fillim, ashtu edhe do dalë prej prodhimit, me dy ulëse në pjesën e pasme, që ndahen me një tavolinë të vogël, derisa përpara është një hapësirë shumë e madhe.

Hapësira e bollshme, është gjëja kryesore në të cilën është fokusuar Buick në këtë linjë veturash, meqenëse konsideron se është gjëja kryesore për rehatinë e duhur.

“Anëtari më i ri i grupit Avenir, do t’i tejkalojë kufijtë e një makine super luksoze dhe me rehati të lartë”, ka thënë drejtoresha ekzekutive e shitjeve dhe marketingut në Buick, Molly Peck.

Sipas saj, me GL8 Avenir, duan të tregojnë cilësinë e Buick në prodhimin dhe pajisjen e detajuar të makinave me çdo detaj të duhur. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...