Maqedonia nuk ka njoftuar Shqipërinë për stërvitjen

PUBLIKUAR

foto

Faktin që stërvitja nuk ka qenë e paralajmëruar e konfirmon edhe Ministria e mbrojtjes së drejtësisë. Ata thonë se nga mediumet janë informuar për stërvitjen në fjalë.

Ministria e Mbrojtjes së Shqipërisë nuk është njoftuar fare për sëtrvitjen ushtarake të ushtrisë maqedonase të zhvilluar në fshatin Radozhdë. Me këtë është shkelur praktika e marrëdhënieve të mira ndërfqinjësore, që parasheh se kur zhvillohen stërvitje duhet të njoftohet vendi fqinj afër të kufirit të cilit zhvillohet stërvitja.

Faktin që stërvitja e koduar me emrin “Harpun” nuk ka qenë e paralajmëruar, e konfirmon edhe Ministria e mbrojtjes së Shqipërisë. Ata thonë se nga mediumet janë informuar për stërvitjen në fjalë.

“Ne kemi dëgjuar nga lajmet se ARM po bënë stërvitje ushtarake, nuk kemi qenë të informuar nga pala maqedonase. Megjithatë nuk është patjetër të raportohet për gjëra të këtilla”, deklaruan për “Lajm” nga sektori për informim i ministrisë së mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë.

Edhe përkundër tentimeve të bëra, nuk arritëm të sigurojmë qëndrim nga Ministria maqedonase e Mbrojtjes, se për ;farë shkaku është injoruar në këtë rast Shqipëria. Në pamundësi për të kontaktuar përmes telefonit, “Lajm” i bën pyetje publike zëvendësministrit të mbrojtjes Arben Labënishti, se për ;farë shkaku është kjo sjellje jokorrekte nga ana e MM-së ndaj Shqipërisë.

Stërvitja ushtarake e ARM-së është zhvilluar në territorin e komunës së Strugës, në fshatin Radozhdë, ndërsa mediat në gjuhën shqipe që veprojnë në Strugë dhe korrespondentët e mediumeve në nivel Republike, nuk janë informuar fare, ndërsa të gjitha mediat lokale dhe qendrore në Ohër kanë marrë informacion për këtë ngjarje.

Në këtë stërvitje kanë qenë prezent presidenti Ivanov dhe Ministri e mbrojtjes Jolevski, ndërkaq ka munguar zv/ministri Arben Labënishti. Redaksia e gazetës “Lajm” ka provuar ta marr në telefon zv/ministrin shqiptarë, por nuk ka arritur.

Stërvitja ushtarake përfshinte operacionet e bllokimit, përcaktimit të zonave nga ku sulmonte “grupi i supozuar” i terroristëve. Operacioni përfshin një “Grup terrorist” të simuluar, i cili përmes rrugëve ujore depërton dhe hyn në Maqedoni, me qëllimin për të shkaktuar trazira në shtetin fqinj./lajm/

SHIKO MË SHUMË

Mesazh Urimi me rastin e Fitër Bajramit nga Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame Lipjan, Zaim ef. Baftiu

Me emrin e Allahut Mëshiruesit, Mëshirëbërësit! Të nderuar besimtarë, vëllezër e motra! Në emër të Këshillit...

Mos e humb mundësinë përmes AD Company

AD Company kujdeset që qdo detaj të dallohet nga të tjerët, me punë dhe...

Shukri Buja nga Magura “Fitorja është e jona”

Shukri Buja ka mbajtur takim në Magure. "Kjo mbështetje e fuqishme dëshmon qartë se banorët...