McLaren F1 është mundur nga Model 3, në kushte më të favorshme kjo Tesla mund të arrijë edhe më mirë

PUBLIKUAR

Në pistën e Tsukuba, Tesla Model 3 Performace ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm

Gjatë muajit të kaluar, Tesla Model 3 ka qenë lajm kryesor, për arritjen e shpejtë të përfundimit të xhiros së Tsukuba Circuit në Japoni, për 1:04.7 që për një të dhjetën nuk arriti ta mposhtë McLaren F1, transmeton Telegrafi.

Por, versioni Performace që e kreu të njëjtën xhiro, arriti ta përfundonte për 1:03.3 duke e mundur McLaren F1 për 1.3 sekonda.

Ky nuk ishte një Model 3 për shitje, por makinë që Tesla e përdorë për teste të ndryshme, por që kishte mangësi të konsiderueshme.

Në kushte më të favorshme edhe në këtë formë ka mundur të përfundonte edhe më mirë, së paku për një sekondë.

Makina e ka pasur sistemin për ngasje në rrugë dhe nuk ishte e fokusuar për pista, rrotat ia ka pasur të  Porsche 911 GT3 RS dhe shoferi nuk ishte profesionist që nget makina që mbushen me rrymë.

Sikur të gjitha këto të ishin ndryshe, që mund të realizohen brenda një kohe, kjo Tesla mund të arrinte rezultatet edhe më të mira. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...