Krasniqi i kërkon Qeverisë Kurti të ndaj 25 milionë euro për koronavirusin

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Arrestohet një person në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se...

Aksident në Lipjan

Një aksident ka ndodhur në Lipjan në mëngjesin e sotëm, në rrugën "Haradin Bajrami". Policia...

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka thënë të mos e keqpërdorin situatën dhe frikën për t’u munduar që të kalojë buxhetit në lexim të parë, pasi që nuk lidhet drejtpërdrejtë me pandeminë e koronavirusit, shkruan IndeksOnline.

Ndërkohë, Krasniqi ka kërkuar nga Qeveria Kurti që të ndahen 25 milionë euro për të menaxhuar situatën e koronavirusit në Kosovë, pasiqë 10 milionë eurot e ndara nuk do të jenë të mjaftueshme.

 

 

“Kërkesa jonë është që të ndani 25 milionë euro, pasi nuk do ju dalin.

Ka nevojë që në çdo QKMF të ketë pajisje mbrojtëse dhe në fshatra. Veprimet që janë ndërmarrë janë të domosdoshme por ju lutem që të e merrni më seriozisht.

Është përgjegjësi ekskluzive e juaja votimi i buxhetit. Ju as nuk ka keni sjellë planin e punës”, ka thënë ai.

Tendenca juaj sot është që të kaloni buxhetin sot, por për vonesa keni faj vet, ju i keni shkaktuar probleme vetes. Mos kërkoni mbështetjen e opozitës. Çdo vendim e të drejtë lidhur me koronavirusin e keni mbështetjen e plotë të PDK-së, por buxheti duhet të kaloj me procedura të rregullta./IndeksOnline/

SHIKO MË SHUMË

Zyrtari i KFOR-it pyetet nga Specialja për uniformat që mbante UÇK-ja

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, po vazhdon edhe të mërkurën...

Moti sot i vranët e me diell

Sot do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Sipas njoftimit të...

Dhunë në familje në Shtime: Dy burra dhe një grua rrihen mes vete, përfundojnë në spital

Dy burra dhe një grua janë rrahur mes vete në Shtime, teksa rasti është...