Humbja më e vogël e gjumit frenon të folurin te fëmijët

PUBLIKUAR

Humbja e vetem nje ore gjume gjate dites, femijeve deri ne dhjete vjeç u krijon veshtiresi ne lexim, shkrim dhe zoterim te gjuhes.
Edhe mungesa me e vogel e gjumit te femijet shkakton veshtiresi ne zhvillimin kognitiv, sidomos ne zoterimin e gjuhes, shkrimit dhe leximit.
“Studimet tona kane treguar se nëse humbet edhe vetem nje ore gjume ne dite, per nje jave pengon funksionim normal neurokognitiv te trurit”, ka konstatuar Rachel Waford, nga Universiteti i Louisville, e cila e ka udhehequr studimin.
Ajo ka shtuar se femijeve parashkollore u nevojiten 11-13 ore gjume, ndersa shkollareve deri ne moshen 10 vjeçare – mes 10 e 11. Ajo ka theksuar edhe keshilla praktike si te arrini qe femija juaj te zgjohet çdo mengjes i clodhur dhe i ngopur me gjume.
1. Permbajuni rreptesisht rutines para gjumit;
2. Para shtrirjes ne shtrat fikeni televizorin dhe relaksohuni se bashku me femijen tuaj;
3. Shmangni Coca-Cola, ose Çfarëdo ushqimi ose pije e cila permban kafeine ose stimulanse te tjere te pakten tri ore para fjetjes;
4. Ne shtrat nuk duhet te shkoje i uritur, mirepo nuk do te duhej as ta teproje me ushqim;
5. Erresojeni dhomen e fjetjes, temperaturen rregullojeni per tri deri kater grade me ulet dhe nëse ka Çfarëdo mundesie perkujdesuni qe ne te, te mos depertoje zhurma;
6. Zgjohuni gjithmone ne te njejten kohe.

SHIKO MË SHUMË

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...

Shëndetësi: 548 raste me tuberkuloz gjatë vitit të kaluar 2024 në Kosovë

Gjatë ditë së sotme u shënua Dita Botërore e Mushkërive me moton "Mushkëri të...