Kanë rrjedhur pamjet që e shfaqin nga afër Ford Bronco, makinës së re mund t’i largohet kulmi

PUBLIKUAR

Mundësia e largimit të paneleve dhe zbulimi i kulmit, e bëjnë këtë makinë të ngjashme me Jeep Wrangler

I bazuar në Ford Ranger, modeli i ri Bronco që do të prezantohet së shpejti, për Jeep Wrangler do të jetë një rival shumë i fuqishëm, transmeton Telegrafi.

Deri më tani, dihej se është duke u punuar, ndërsa tani kanë rrjedhur pamjet që e shfaqin nga afër. Në imazhe, shihet vetëm pjesa e pasme e këtij SUV, që ka një platformë mjaft të lartë.

Por, vëmendja është te struktura e makinës, si dhe mundësia sikur e Wrangler që t’i largohet kulmi dhe të jetë tërësisht i zbuluar.

Kjo mundësi, ishte paralajmëruar gjatë një raporti të mëparshme, të bazuar në një patentë, ku shihej struktura e zbuluar e makinës.

“Makina e kishte mundësinë e dy dyerve dhe të katër dyerve. Kishte pamje të mahnitshme”, thuhet në postimin e fotografive, që besohet të janë realizuar në fabrikë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...