Holanda konfirmon vdekjen e pacientit të parë nga coronavirusi

PUBLIKUAR

Një burrë 86-vjeçar i infektuar me coronavirus, vdiq të premten në Holandë, ndërsa është edhe personi i pare në këtë shtet që ndërron jetë nga virusi.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, personi vdiq në spital në portin e Roterdamit.

Holanda kishte raportuar të infektuarin e saj të parë, më 27 shkurt, ndërsa që nga e enjtja 82 raste janë konfirmuar nga virusi vdekjeprurës.

Kujtojmë se vendi më i prekur në Evropë nga coronavirusi është Italia, me 2,706 raste dhe 148 të vdekur. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...