Vatikani konfirmon rastin e parë të coronavirusit

PUBLIKUAR

Qyteti i Vatikanit ka konfirmuar se një pacient në shërbimet e tij shëndetësore u testua pozitiv nga coronavirusi.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, zëdhënësi Matteo Bruni, tha se shërbimet ambulatore në klinikat e Vatikanit janë pezulluar në mënyrë që të “pastrohet” zona.

Bruni shtoi se shërbimet e urgjencës do të jenë në funksion dhe Vatikani tashmë ka njoftuar autoritetet shëndetësore italiane.

Vatikani ka raportuar se Papa Françesku nuk është i infektuar me coronavirus, por vetëm me ftohje të lehtë.

Italia mbetet qendra e shpërthimit të coronavirusit në Evropë, veçanërisht në rajonet veriore të Lombardisë dhe Venetos, ndërsa deri më tani 148 persona kanë vdekur.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...