Shfaqet pjesa e përparme e BMW M3 të ri, ka një grill gjigant

PUBLIKUAR

Modeli i ri ka grill gjigant, sikur edhe modelet tjera që janë lansuar kohëve të fundit

Gjenerata e katër e BMW M3 është spiunuar sërish, ndërsa është marrë një imazh ku shfaqet pa asnjë pjesë kamuflazhi, transmeton Telegrafi.

Në këtë imazh shihet vetëm pjesa e përparme, ku shihet një grill gjigant, sikur e modeleve të reja, si dhe dritat anësore që janë vertikale dhe shumë më të holla se modeli aktual.

Ky grill ngjanë sikur ai që e shohim te BMW Concept 4, ndërsa duket se do të jetë pjesë e modeleve të reja dhe se nuk do të largohet edhe për një kohë.

Deri më tani, nuk ka ndonjë konfirmim se ky është pikërisht M3 për të cilin po raportohet, por nëse krahasohet me makinën që ishte në fazën e testimit, ka një kapak të njëjtë.

Fotografia duket se është bërë brenda dyerve të mbyllura, në ndonjë aktivitet privat, ndërsa nuk shihet si duhet për shkak të rezolucionit jo të mirë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...