Sëmundja misterioze që po përhapet nëpër Etiopi, të infektuarve po u bëhen sytë e verdhë – kanë temperaturë dhe djegie nëpër trup

PUBLIKUAR

Nëpër Etiopi është duke u përhapur një sëmundje misterioze, e cila në veçanti është prezentë në fshatrat në afërsi të projektit të gazit në Somali.

Të infektuarit thonë se sytë e tyre kanë marrë ngjyrë të verdhë dhe vazhdimisht po kanë temperaturë dhe djegie nëpër pjesë të ndryshme të trupit, që në fund po rezultojnë me vdekjen e tyre, transmeton Telegrafi.

Ende nuk dihet se çfarë po e shkakton këtë sëmundje, por qarkullojnë fjalë se e gjitha po ndodh për shkak të mbetjeve kimike që kanë helmuar ujin me të cilin furnizohen banorët.

Megjithatë autoritetet në Adis Adebi kanë mohuar kategorikisht thashethemet, duke thënë se sëmundja nuk ka të bëjë asgjë me këto pretendime për mbetjet kimike.

“Mbetjet kimike po barten dhe ato janë përgjegjëse për epideminë”, ka deklaruar një i ri i infektuar me këtë sëmundje mismterioze.

Ky 23-vjeçar është liruar nga spitali, pasi mjekët i thishin thënë se nuk mund të bëjnë asgjë më shumë për të. Megjithatë ai disa ditë më vonë ka ndërruar jetë si pasojë e kësaj sëmundje.

Në anën tjetër një zyrtar i Somalisë, pretendon se është shfaqur një sëmundje e re e cila kurrë më parë nuk shfaqur në këtë rajon. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...