Bashkëshortja, Hysajt: Jam krenare për ty! (Foto)

PUBLIKUAR

Të shumta kanë qenë komentet dhe urimet drejtuar djemve të Kombëtares shqiptare pas fitores së djeshme kundër Armenisë.

Ndërsa të gjithë shqiptarët janë bashkuar dhe kanë festuar në rrugët e çdo qyteti dhe në rrjete sociale, edhe familjarët e futbollistëve kanë shprehur emocionin për fitoren e merituar.

Një ndër to ka qenë urimi i bashkëshortes së Elis Hysaj, mbrojtësit të skuadrës kombëtare, që është gjithashtu edhe “Miss Shqipëria 2013”. “Jam krenare për ty”, shkroi ditën e djeshme Fiorenza Lekstakaj në Instagram dhe këtë postim e shoqëroi me një foto të futbollistit në fushë, transmeton mapo.al.

Elis Hysaj është 23 vjeç dhe luan si mbrojtës i djathtë dhe i majtë me Napolin në Itali. Ai është prej tre vjetësh pjesë e Kombëtares. Kur ishte 14 vjec familja e tij emigroi ne Itali ku ai u rrit si futbollist.

Më parë ka luajtur për Empolin. Ndërkohë Fiorenza Lekstakaj, është shpallur Miss Shqipëria në kalanë e Bylisit, me vota unanime nga e gjithë juria. Ajo jeton prej vitesh në Itali. Historia e tyre e dashurisë është kurorëzuar me një dasmë glamuroze përpara një viti.

Hysaj 1

Hysaj 2

Hysaj 3

 

SHIKO MË SHUMË

Iu rikthye llogaria në Instagram, Klodi shfaqet krah Elijonës

Klodian Mihaj është shfaqur në një story të publikuar nga Elijona, ku dyshja pozon...

Londrimi po i shijon pushimet, ndan pamje me ndjekësit

Fituesi i edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova, Londrim Mekaj tashmë ka...

E dhimbshme, Butrint Imerit i vdes personi i zemrës

Këngëtari kosovar Butrint Imeri ka ndarë një lajm të dhimbshëm ditën e sotme. Ai tregoi...