Dehja e Bilall Kasamit për pushtet Shkruan Isak Tusha

PUBLIKUAR

Zhvillimet e fundit politike e konkretisht kurorëzimi i Bilall Kasamit me Zoran Zaevin, nuk më kan nxitur të shkruaj si efekt apo defekt politik, por ajo që më bën detyrimisht të prononcohem lidhur me këtë qështje është se unë jam në mesin e themeluesëve të BESË-s, dhe mund të them me përgjëgjësi morale se ende qëndroj me Besë ndaj parimeve por jo i rreshtuar ndaj apetiteve të Bilallit.

Për njohësit e qështjeve politike kjo gjë në parim është diqka shumë normale, por duke e kujtuar se asokohe e kemi themeluar BESË-n pikërisht që ne nuk jemi pajtuar as me filozofitë politike të partive të tjera, e aq më pak të subjektit të Zoran Zaevit.

Ende i mbaj të freskëta idetë dhe fjalët e disa simpatizantëve të cilët e lavdëronin Bilallin me epitete se Ai nuk përdor alkool, është namazli, e shumë qka tjetër, dhe sot mundem lirisht të konstatoi se Bilalli nuk është i dehur nga alkooli, ai është i dehur nga pushteti dhe ai sot vazhdon të përkulet por e ka ndërruar kiblen me qeverinë. Sido qoftë e ritheksoj se nëse kjo lëvizje e përkrahjes është në dobi të vendit do të isha m

ë i lumturi, por nga e kaluara dhe bashkëpunimi me të jam skeptik për një të ardhme të mirë dhe me plot siguri e vlerësoj se kjo lëvizje politike e Bilallit e dëmton rëndë qështjen shqiptare në Maqedoninë e Veriut dhe legjitimon politikën kuislinge ndaj partive maqedonase!

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...