Toyota mund të ketë plane shumë speciale për modelin Supra

PUBLIKUAR

Aplikimi për një patentë, tregon për mundësitë e reja që mund t’i ketë ky model

Më nuk është sekret, se Toyota është përqendruar shumë te modeli i rikthyer Supra, transmeton Telegrafi.

Divizioni TRD që merret me fuqizimin e veturave, deri më tani ka punuar në Tacoma, 4Runner dhe Tundra për të gjitha terrenet.

Gjatë javës së kaluar, i njëjti divizion ka aplikuar për një patentë, që përfshinë fuqizime të ndryshme në makinë, që pritet të shihen në një Supra të re shumë më speciale.

Si pjesë e planeve të reja, modelit Supra do t’i ndryshohet platforma gjë që do të ndikojë në rritjen e pezullimit dhe aerodinamikës, që ndikon në rritjen e përshpejtimit.

Brenda Toyota Supra të përditësuar për vitin që vjen, është motori me 3.0 litra nga BMW, që prodhon 355 kuaj fuqi, ndërsa me ndryshimet e reja, mund të jetë edhe më e fuqishme.

Rrethanat e krijuara, lënë në kuptohet se Toyota që vazhdimisht po interesohet në rritjen e përformancës së veturave, derisa modelin Supra po e veçon gjithnjë e më shumë, do të bëjë që kjo veturë të vijë me mundësi shtesë shumë më të mira. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...