Thirrje për Aplikim për Moderator/e

PUBLIKUAR

Thirrje për Aplikim për Moderator/e
Termet e References

Moderator/e për udhëheqjen e debateve “Roli i secilit në ruajtjen e hapsirave publike”
Vizioni Rinor i Janjevës është organizatë joqeveritare, jo fitimprurëse dhe e paanëshme, e cila përmes projekteve te saja synun që të rrisë ndikimin e shoqërisë në vendimmarrje
VRJ është duke implementuar projektin “Pensionistet janë përfaqësim i vlerave tona”, në kuadër të projektit “Programi Rajonal për Demokracinë Lokale në Ballkanin Perëndimor (ReLOaD)”, i cili financohet nga Bashkimi Evropian (BE) dhe Komuna e Lipjanit dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP).

Synimi i përgjithshëm i projekt është:
– Përmirësimi i kushteve në hapësirat e pensionisteve (zyrave).
– Ruajtja e hapësirave publike (ruajtja e ambientit, ruajtja e aseteve fizike në parqe).

Për këtë qëllim VRJ kërkon të angazhoj një Moderator/e të fushës së gazetarisë për ti udhëhequr debatet.

Qëllimi:
1. Të moderoj 5 debatet e organizuara nga VRJ dhe në fund të përgadisë raportin përfundimtar.
Detyrat:
1. Përgaditja e agjendës për debate
2. Moderimi i debateve dhe përgaditja e raporteve

Kualifikimet dhe përvoja e kërkuar:
• Të ketë diplomë Universiteti e preferueshme;
• Të ketë përvojë të punës në moderimin e debateve;
• Të jetë komunikativë që të nxitë pjesëmarrësit për debat;

Angazhimi i Moderatorit/es:

• Moderatori/ja do të jet i/e angazhuar për 5 ditë pune 6 orë në ditë, gjatë muajve: Mars, Prill, Maj, Qershor.

Afati për aplikim:
Afati për dorëzimin e aplikacioneve është deri më datë 6 mars 2020, ora 16:00h.
Si të aplikoni:
Të gjithë kandidatët e interesuar, ftohen që dokumentet e aplikimit (Letër Motivimi dhe CV-në) të i dërgojnë në e-mail adresën: [email protected]
Për ndonjë pyetje teknike në lidhje me aplikimin, ju lutem mos hezitoni të kontaktoni në nr. tel: 044 531149.

No photo description available.
No photo description available.

SHIKO MË SHUMË

Mesazh Urimi me rastin e Fitër Bajramit nga Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame Lipjan, Zaim ef. Baftiu

Me emrin e Allahut Mëshiruesit, Mëshirëbërësit! Të nderuar besimtarë, vëllezër e motra! Në emër të Këshillit...

Mos e humb mundësinë përmes AD Company

AD Company kujdeset që qdo detaj të dallohet nga të tjerët, me punë dhe...

Shukri Buja nga Magura “Fitorja është e jona”

Shukri Buja ka mbajtur takim në Magure. "Kjo mbështetje e fuqishme dëshmon qartë se banorët...