Këto pesë shenja tregojnë se dikush po ju manipulon

PUBLIKUAR

Është vështirë të kuptohet se kur dhe nga kush po manipuloheni. Njerëzit dinë të jenë të aftë, të mbulojnë tendencat e tyre të vërteta.

Që të siguroheni se nuk jeni lodër në duar të tyre, kujdesuni për këto gjëra, transmeton Telegrafi.

1. Të dini nëse ata e kanë manipuluar dikë tjetër
Doni të dini si të zini një manipulues? Kuptoni nëse ata kanë provuar edhe më parë të manipulojnë dikë tjetër si marionetën. Nëse e kanë bërë, ata e bëjnë sërish, e pa problem edhe me ju.

2. Ata flasin dhe veprojnë shpejtë
Ata i bëjnë gjërat sa më shpejtë që munden, përfshirë edhe ndërtimin e lidhjeve. Kjo i bën ata të shfrytëzojnë më të mirën nga dikush dhe të largohen pasi t’i kenë përdorur.

3. Atyre ju humbë durimi
Manipuluesit irritohen shpejtë kur ju nuk i bëni lëvizjet e duhura dhe kur nuk i arrijnë qëllimet e tyre. Ata kanë nevojë për ndryshim dhe për ngazëllim. Kështu që, ata largohen me shpejtësi, kur ju nuk mundeni t’i plotësoni dhe atë në shpejtësi.

4. Ata ju bëjnë të dukeni keqbërësi
Çfarëdo që bëni apo thoni, ju jeni i keqi. Ju nuk po bëni sa duhet. Ti je ai që po e bën shfrytëzimin. Të duket gjë e njohur? Ata mundohen të jenë viktima dhe manipulojnë tjerët, duke i bërë të tjerët të këqij.

5. Ata luajnë me ndjenjat tuaja
Manipuluesit bëjnë krejt çka munden, për t’ju njohur më mirë. Kjo është vegla e tyre më e mirë e manipulimit. Ata ju manipulojnë emocionalisht dhe në mënyrë shpirtërore, për të bërë gjëra që përfitojnë dhe ju mbajnë nën kontroll. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Mesazh Urimi me rastin e Fitër Bajramit nga Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame Lipjan, Zaim ef. Baftiu

Me emrin e Allahut Mëshiruesit, Mëshirëbërësit! Të nderuar besimtarë, vëllezër e motra! Në emër të Këshillit...

Mos e humb mundësinë përmes AD Company

AD Company kujdeset që qdo detaj të dallohet nga të tjerët, me punë dhe...

Shukri Buja nga Magura “Fitorja është e jona”

Shukri Buja ka mbajtur takim në Magure. "Kjo mbështetje e fuqishme dëshmon qartë se banorët...