Rolls-Royce e ka krijuar një platformë të re për pronarët e modeleve të reja luksoze

PUBLIKUAR

Vetëm ata që e kanë një Rolls-Royce të ri, iu mundësohet ta shfrytëzojnë këtë platformë të re

Në mënyrë që t’i trajtojë klientët sa më mirë, Rolls-Royce e ka krijuar një platformë të re, që iu ofron mundësi shtesë, me një numër shumë të madh lehtësirash, që nuk mund të gjenden lehtë, transmeton Telegrafi.

Ata janë njerëz të pasur dhe të rëndësishëm, që duhet të udhëtojnë shumë për biznes, qejf apo arsye të ndryshme, derisa kanë interesa dhe kërkesa prej të gjitha formave.

Për këtë, Rolls-Royce është kujdesur që ta krijojë platformën Whispers, një aplikacion digjital që iu del në ndihmë pronarëve të Cullinan dhe Ghost, si dhe modeleve tjera të reja, apo thënë më mirë, vetëm atyre të fundit.

Më këtë platformë, që është më shumë se një aplikacion digjital, mund të bëhen kërkesa për detajet më të vogla, të cilat Roll-Royce me bashkëpunëtorët e shumtë dhe përvojën që ka, nuk do ta ketë të vështirë t’i sigurojë.

Ky rrjet në dispozicion të pronarëve të pasur, mund të sigurojë kontakte, gjëra luksoze, prona dhe biznese, si dhe njohuri mbi eksperienca të ndryshme.

Që nga kërkesa për pije të rralla alkoolike, deri te rezervimi i biletave që sigurojnë edhe vizitën e prapaskenës së ndonjë koncerti, si të shikohet ndonjë vepër e vjetër artistike, apo organizimi i ndonjë mbrëmje bamirësi, të gjitha mund të bëhen me Whispers. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...